Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi u kapën me lëndë narkotike gati për shitje.
Në pranga u vunë shtetasi Medjon Karamani (Sulko) dhe shtetasi Mario (Bajram) Karamani.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, kapën me një sasi lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në doza gati për shitje, shtetasin Medjon Karamani (Sulko), 26 vjeç, banues në Bitaj, Kolonjë, Lushnjë.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve operacionale, u kap në flagrancë në banesën e tij në fshatin Bitaj, edhe shtetasi Mario(Barjam) Karamani, 56 vjeç, me një sasi lëndë narkotike e dyshuar heroinë e gatshme për t’u shitur”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Vjedhja”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar heroinë, një automjet tip “BMW”, 4 aparate celularë, si dhe 4 palë targa të automjeteve të ndryshme të dyshuara të vjedhura.
Top Channel