“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd Nën masa të rrepta sigurie, 111 qytetarë që kanë ardhur mbrëmë nga Afganistani po qëndrojnë në ish-kampin e Bechtelenka, afër Bondsteel-it.
Në këtë vend mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda, përveç që të marrin pamje nga jashtë. Ndërkohë që nga larg shihen punëtorët teknik që po bëjnë renovimin e kontejnerëve ku po qëndrojnë afganët.
Kamera e KosovaPress ka arritur të kap disa lëvizje të refugjatëve, kryesisht gra dhe fëmijë, e që kishin dalë të ecnin në hapësirat para kontejnerëve.
Mbrëmë në Kosovë ka arritur vetëm grupi i parë i afganëve që do të qëndrojnë përkohësisht në vend, pasi pritet të vijnë edhe grupe të tjera.
Grupin e qytetarëve nga Afganistani të cilët ishin kryesisht gra, fëmijë e pleq, i kanë pritur presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ambasadorë të vendeve të QUINT-it./KosovaPress/
Top Channel