Babai tmerrohet kur bija 3-vjeçare i thotë se vjen ‘nga një jetë tjetër’ (fotot)

28/08/2021 18:16

Një baba i habitur ka kërkuar ndihmë në rrjetet sociale duke rrëfyer se bija e tij tre-vjeçare i tha se kishte pasur një tjetër familje “në jetën e kaluar” dhe se ishte bashkuar me ta pas vdekjes.

Dan Schrieber thoshte se nuk dinte si ta kuptonte momentin e pazakontë kur fëmija i tij i tha qetësisht se kishte pasur një familje tjetër “shumë kohë më parë”.

Madje e vogla i dha emrat e familjarëve që kishte pasur, gjatë një bisede intime para kohës së gjumit.

Duke postuar historinë e tij online, Dan Schreiber shkruante: “Pata një bisedë interesante me time bijë para kohës së gjumit: ‘Baba, unë kam pasur një familje tjetër shumë kohë më parë, mamaja ime quhej Sochi, dersa unë quhesha Anke por më pas unë vdiqa dhe tani jam me familjen tënde’.”

Burri shtonte më tej: “Gjithsesi, nëse dikush ka nevojë për mua, do të jem duke u ndërruar pasi do ta bëj në të mbathura gjithë natës nga frika.”

Por Dan Schrieber nuk ishte prindi i vetëm i tmerruar në këtë mënyrë nga fëmijët.

Kur ai shpërndau tregimin e tij online, shumë prindër të tjerë dërguan eksperiencat e tyre të frikshme me fëmijë që i kishin thënë se kishin jetuar “jetë në të kaluarën”.

Një i rritur shkruante: “Mbesa ime pa disa pamje të vjetra të një greve minatorësh kur ishte 3 vjeçe, disa vjet më parë”.

“Ajo nisi të bëhej histerike dhe kur e ema e qetësoi, vajza i shpjegoi se aty kishte vdekur herën e fundit, nga një goditje në kokë. Ajo gjithashtu i shpjegoi nënës në detaje për ‘nënën tjetër’ që kishte pasur”.

Një tjetër prind i shqetësuar pranonte: “Kam bërë biseda shumë të ngjashme me tim bir kur ishte i vogël”.

“Ai më thoshte: ‘Më parë unë isha Andrei…’ – dhe një ditë teksa po shihja serialin vizatimor Anastasia, ai tregoi qetësisht me gisht e tha: ‘Aty – aty jetoja unë kur isha Andrei. Fëmijët janë të frikshëm.”

Një përdorues i tretë tregonte sesi djali  tij i vogël tmerrohej kur duhet të priste thonjtë e këmbës.

Ai shkruante: “Im bir tmerrohej nga frika e dridhej, pësonte atak paniku. Thoshte se kur kishte qenë më parë ushtar, i kishin shkulur thonjtë të këmbës”.

Ndërsa një familje i kishin vënë pseudonimin “E frikshme” bijës së tyre sepse fliste për jetët e kaluara.

Ata thonin: “Pasi pësuam një aksident me makinë, edhe pse nuk u lëndua asnjë prej nesh, vajza jonë e vogël tha me qetësi se shoqja e saj i kishte treguar se kjo do të ndodhte e se nuk do të kishte probleme”.

Një tjetër prind tha se e bija tre-vjeçare i tregonte me gisht fotot e stërgjyshes së tij dhe thërriste: “Ajo jam unë.”/The Sun/

FOTO GALERI
2/3
Ndërsa një familje i kishin vënë pseudonimin “E frikshme” bijës së tyre sepse fliste për jetët e kaluara.

Top Channel