3 persona janë arrestuar në Selenicë të Vlorës, nën akuzat e tregtimit të lëndëve narkotike.

Në operacionin “Otima” u arrestuan 43-vjeçari Ferdinant Llanaj, 43 vjeç, i njohur me pseudonimin “Robi”, 54-vjeçari Dritan Begaj,  banues në Vlorë dhe 21-vjeçari Ergi Cura, banues në Librazhd.

Gjatë kontrollit në territorin e banesës dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjetën rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël në formë boçesh.

Policia ka sekuestruar 4 automjete, dy prej të cilave të blinduara, 6 aparate celular, një shumë parash dhe  lëndë narkotike kanabis.

Llanaj është person i njohur për policinë e Vlorës, si pjesë e bandave dhe krimit të organizuar. Më 1 tetor të vitit 2017 ai mbeti i plagosur, në rrjedhën e një sërë atentatesh të ndodhura në qytetin bregdetar, të cilat dyshohet se kanë lidhje me konfliktet e vazhdueshme me fisin Llanaj.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Otima”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Forcat Speciale RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal.
Sekuestrohen 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular, një shumë parash dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Vlorë, si dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në zonën e Otimës në Selenicë, persona me precedent kriminal kishin kultivuar bimë narkotike, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u finalizua operacioni policor i koduar “Otima”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
F. Ll., 43 vjeç, banues në Selenicë (me precedent të mëparshëm kriminal), D. B., 54 vjeç, banues në Vlorë dhe E. C., 21 vjeç, banues në Librazhd.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh cannabis sativa në ambientet e banesës së shtetasit F. Ll. dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA