Elefanti i inatosur rrëzon skulpturën ‘realiste’ të mashkullit, pasi e ngatërroi me një rival dashurie (fotot)

25/08/2021 18:29

Këto janë momentet qesharake kur një elefant xheloz sulmon një skulpturë gjigante në një park të botës së egër, kur e ngatërroi me një konkurrent për dashurinë e femrës.

Turistët panë elefantin mashkull që kërkonte për ushqim pranë pikës turistike të parkut Khao Yai në Tailandë.

Por teksa kërkonte, ai i afrohet dhe godet duke rrëzuar skulpturën e madhe me permasa realiste të një elefanti, pasi mbeti i habitur nga ngjashmëria me veten.

Elefanti shihej që i ngulte vështrimin punimit artistik para se ta rrëzonte duke e goditur në anë.

Një nga dhëmbet e modelit dëgjohet që thyhet teksa godet tokën.

Duke besuar se doli fitimtar ndaj skulpturës, elefanti largohet triumfator.

Zyrtari i parkut Ple Srichai tha se elefanti e ngatërroi skulpturën me një tjetër mashkull që mund të kërcënonte të drejtën e tij të çiftimit.

Ai shtoi: “M’u duk qesharake sesi elefanti i egër tentonte të sulmonte statujën. Elefantët meshkuj luftojnë për femrat prandaj nëse besonte se ishte një elefant i vërtetë ai duhet të tregonte dominimin e tij mbi të”.

Disa nga spektatorët lëshuan klithma kur mashkulli rrëzoi statujën, e cila u largua më pas për riparime nga zyrtarët e parkut.

Asnjë nuk raportohet se u lëndua në incident dhe zyrtarët thanë se po e transferojnë skulpturën në një tjetër pjesë të parkut, për të evituar të ndodhin sulme të ngjashme.

Rreth 2,000 elefantë besohet se jetojnë në xhunglat e Tailandës dhe një numër i ngjashëm në parqe të mbyllura të vendit.

FOTO GALERI
3/3
Disa nga spektatorët lëshuan klithma kur mashkulli rrëzoi statujën, e cila u largua më pas për riparime

Top Channel