Plehrat në plazhe s’po pastrohen/ Situatë alarmante në gjirin e Lalzit, mbetjet nuk pastrohen çdo ditë

23/08/2021 19:34

Në Gjirin e Lalëzit plehrat janë kthyer në një “makth”.

Nga hyrja e rrugës në Maminas deri në pishat e plazhit shihen kazanë të stërmbushur që kanë krijuar male të tëra me plehra.

Përveç erës së rëndë, dekompozimi i tyre nën temperaturat e larta të diellit gjatë kësaj periudhe mund të krijojë edhe probleme shëndetësore.

Pushuesit shprehen se fenomeni është një fatkeqësi duke marrë parasysh bukuritë e Shqipërisë:
Gjithashtu dallimi bëhet edhe midis plazhit publik që është detyrë e Bashkisë të pastrojë dhe atij privat ku zona mirëmbahet nga bizneset. Ky pushues shprehet se i duhet të pastrojë vetë.

Në Shqipëri gjatë këtij sezoni veror kanë hyrë rreth 2.6 milionë njerëz dhe vizitorët në qytetet bregdetare rriten në disafish, ndërkohë që bashkia shprehet se nuk ka personel dhe as buxhet për të menaxhuar pastrimin e plehrave nga fluksi i lartë i njerëzve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA