‘Dalje familjare’/ Affleck e J. Lopez dalin për teatër në Hollywood me të gjithë fëmijët dhe mamanë e Ben (fotot)

21/08/2021 18:41

Dyshja po punon për krijimin e një jete së bashku, që prej rindezjes së romancës së tyre disa muaj më parë.

Aktori 49 vjeçar Ben Affleck, dhe këngëtarja 52 vjeçare amerikane Jennifer Lopez, përpiqeshin dje të ruanin një profil të ulët teksa kishin dalë me disa fuoristrada të zeza, së bashku me fëmijët e secilit dhe nënë e Ben, për të ndjekur një shfaqje teatrale në Pantages Theatre.

Tufa e djeshme përfshinte dy bijat e Affleck Violet, 15 vjeçe, e Seraphina, 12, si dhe dy binjakët e Lopez’, Max e Emme, 13 vjeçare. Megjithse jo në foto, me ta ishte dhe djali nëntë vjeçar i Ben, Samuel.

Çifti i fuqishëm dukej se kishin veshur dosa nga rrobat e tyre më të mira teksa zbrisnin nga fuoristradat.

Affleck mbante pantallona ngjyrë khaki dhe një xhaketë elegante leshi.

Ai kishte gjithashtu këpucë kafe dhe një maskë të zezë fytyrë, si dhe syze të mëdha të erreta stil aviator, megjithse ishte errësirë.

Ndërsa JLo përpiqej të mos binte shumë në sy duke mbajtur kokën ulur, por kishte zgjedhur në fund joshës me motive florale dhe një xhaketë mjaft tërheqëse kamoshi jeshil.

Lopez shihej se kujdesej që binjakët e saj Max e Emme të mos mbeteshin shumë prapa, teksa u bënte me dorë duke i drejtuar të futeshin brenda.

Prapa dyshes ecte nëna e Ben, Christopher. Më herët Ben kishte kaluar pushime të këndshme me nënën e Jennifer, Guadalupe në Las Vegas, ndërsa dje dukej se ishte radha që Jennifer të impresiononte familjen e tij.

Më herët gjatë verës ata ishin parë duke pushuar në një super-jaht në Evropë, duke festuar ditëlindjen e Jennifer.

Ndërsa Ben festoi ditëlindjen e tij më së fundmi, më 15 gusht me celebrime më të zbutura, teksa e fejuara kishte gjetur mënyra për t’ia bërë sa më të veçantë.

“Jennifer kishte bërë një tortë të vecantë për të. Ben nuk i pëlqen celebrimet e mëdha, prandaj e pëlqeu shumë idenë e saj”, tha një burim për revistën PEOPLE, për ditëlindjen e fundit të çiftit.

FOTO GALERI
2/27
JLo përpiqej të mos binte shumë në sy duke mbajtur kokën ulur, por kishte zgjedhur në fund joshës me motive florale

Top Channel