Korea e Veriut ndalon me urdhër ‘diskutimin’ e rënies në peshë të Kim Jong Un (fotot)

20/08/2021 20:14

Korea e Veriut duket se ka ndaluar së fundmi qytetarët e saj të diskutojnë për rënien në peshë të liderit Kim Jong Un duke urdheruar se “thashethemet janë akt reaksionar”.

Autoritetet kanë insistuar më herët se udhëheqësi despot po ha më pak “për të mirën e vendit” që përballet me mungesa të theksuara ushqimi, por pretendojnë se Kim është i shëndetshëm.

Spekulimet për shëndetin e Kim nisën pas publikimit të fotove ku ai dukej se kishte humbur rreth 20 kg prej fillimit të vitit.

Por përpjekjet e autoriteteve për të shuar thashethemet mbi peshën e Kim, deri tani kanë dështuar, shkruan rrjeti i Seulit  Radio Free Asia, çka ka bërë që zyrtarët komunistë të marrin masa më drastike.

Burimet thonë se sekretarët e partisë kanë paralajmëruar se diskutimet për shëndetin e Kim janë të ndaluara.

“Zyrtarët lokalë të partisë kanë thënë se humbja në peshë e liderit nuk vjen nga probleme shëndetësore, por sepse ai po vuan në vetmi për fatin e vendit dhe popullin”, thonë burimet e gazetës.

Disa rezidentë kishin thënë se ishin të lumtur që lideri ishte dobësuar, pasi shëndeti i tepërt është i rrezikshëm për të.

Një tjetër burim tha se dobësimi i tij ishte i mirë pasi kur ishte shumë i shëndoshë  “kishte vështirësi për të ecur”.

Vëzhguesit thonë se Kim – i cili është 1.72 m i gjatë, mund të ketë humbur 15 deri në 20 kilogramë kater muajt e fundit.

E përditshmja shkruante me heret se stili i jetesës së Kim përfshin shpesh “bastisje të frigoriferit”, duke shtuar se ka shumë uri dhe preferon ushqime si djathtë zvicerjan, haviar, arragosta dhe verë të shtrenjtë.

Tashmë besohet se me dieten e re Kim mund të jetë marrë dhe mjekime për humbje në peshë, ose ka kryer ‘kirurgji bariatrike’ e njohur ndryshe si “mënga gastrike” ose “by-pass gastrik”, shkruan rrejti 38 North.

Ndërhyrja gastrike md të sjellë një humbje prej 2.5 kg në javë në peshë, që do të thotë se për të arritur formën aktuale Kim ka punuar prej pak më shumë se dy muaj.

Të afërt me liderin despot koreano-verior thonë se stafi e ka inkurajuar atë të vijë në formë “e të çlodhet” për “të mirën e popullit”.

FOTO GALERI
1/5
Me pare Kim mezi arrinte të merrte frymë me peshën rreth 130 kilogramë

Top Channel