Imazhi i saj u mbulua me bojë në Kabul/ Beatrix Ramosaj: Ndihem keq! Asnjë nuk do të zgjidhte të vdiste në ajër, po të mos dinte se…

20/08/2021 17:33

Beatrix Ramosaj i ka dedikuar një shkrim situatës në Afganistan, ku vetë këngëtarja u bë protagoniste pasi imazhi i saj u mbulua me bojë, nga frika e talebanëve.

Ndihem keq si artiste dhe si femër”, shkruan artistja. “Jam pa fjalë dhe ndihem jashtëzakonisht shumë keq, jo sepse është portreti im, aty mund të ishin me mijëra vajza të tjera shumë të bukura, por sepse mendoj për të gjitha ato gra dhe vajza që tashmë s’kanë më asnjë grimcë lirie dhe mundësi për të shprehur veten“.

E urrej faktin që pas shumë vitesh përpjeke për liri por dhe për të ngritur imazhin e gruas në Afganistan tani çdo gjë është rrënuar”, shton këngëtarja.

Duke kujtuar luftën në Kosovë dhe duke e krahasuar situatën aktuale në Kabul, Beatrix shprehet e bindur se “e drejta do të triumfojë”.

Më tej, modelja iu referua përpjekjeve të dëshpëruara të afganëve për t’u larguar nga vendi, aq sa disa prej tyre humbën jetën teksa kapeshin në krahët e avionit luftarak. “Asnjë njeri nuk do zgjidhte të vdiste në ajër, po mos ta dinte sesa e rrezikshme është toka në të cilën shkel”, shkruan ajo.

Pasi talebanët mësynë në kryeqytetin e vendit, Kabulin, qytetarët duhet t’i nënshtroheshin “ligjeve të islamit”, që përfshijnë mbulimin e imazheve të vajzave e grave.

Për të respektuar këto rregulla të reja, burri që shihet në foto përdor bojë të bardhë mbi modelet që mbajnë veshur fustane nusërie, në një sallon bukurie.

Talebanët premtuan para medieve se “do t’i lejojnë gratë të punojnë dhe studiojnë brenda kornizaveDo të jenë shumë aktive brenda shoqërisë sonë, brenda ligjit islamik”. Por, fill pas deklaratave publike, një vajzë raportohet të jetë vrarë, pasi kishte dalë ‘pa mbuluar’ në publik. Një gazetare afgane u urdhërua të shkojë në shtëpi e të mos të dalë më në media, ndërkohë që në rrugë shikohen gjithnjë e më pak gra.

Shkrimi i plotë i Beatrix Ramosaj”

Jam pa fjalë dhe ndihem jashtëzakonisht shumë keq, jo sepse është portreti im, aty mund të ishin me mijëra vajza të tjera shumë të bukura, por sepse mendoj për të gjitha ato gra dhe vajza që tashme s’kanë më asnjë grimcë lirie dhe mundësi për të shprehur veten.

Ndihem shumë keq si artiste dhe si femër, pasi mendoj se roli jonë është akoma më i madh se i të krijuarit art, por edhe për të ngritur zërin për çështje të ndryshme, për të frymëzuar, për të dhuruar ëndrra dhe shpresa për më të vegjlit. Ndoshta për disa, ato fotografi janë thjesht fushata promocionale për të shitur fustane, por në një shoqëri që ishte ende duke u rimëkëmbur, ishin një fije shprese më shume për vajzat e vogla, që duke parë ato fotografi ndoshta ëndërronin të ardhmen e tyre të bardhe, të drejtë, të lumtur, me partnerin e zemrës që kane zgjedhur vetë dhe kurrsesi duke parë ato fotografi nuk do mendonin se pas 20 vitesh talebanët do të ktheheshin e do të shuanin ëndrrat e tyre. My heart truly bleeds for everyone in Afganistan, especially for the women and girls and everything they have to deal and are put through right now.

E urrej faktin që pas shumë vitesh përpjeke për liri por dhe për të ngritur imazhin e gruas në Afganistan tani çdo gjë është rrënuar.

Por unë vij nga një familje e fortë, me gra të forta, që më kanë mësuar që pas çdo rrëzimi, ka një ngritje dhe që e drejta eventualisht do të triumfojë. Gjithashtu duke qenë me origjinë nga Kosova, e di dhe e ndjej dhimbjen e madhe që të gjithë refugjatët janë duke kaluar tani, I’m praying for you and im also praying for the next generation of Afghan people, hoping that one day they will taste freedom again and never let that feeling disappear.

But praying doesn’t help, what does help is to raise your voice dhe te jesh i kuptueshëm.

Dhe në mes të kësaj krize të madhe humanitare, do i kërkoja të gjithë të rinjve/bashkëmoshatareve në Shqipëri, në Europë, në USA, të bëhen më të mirëkuptueshëm dhe ta kenë parasysh që “Asnjë njeri nuk do të zgjidhte të vdiste në ajër, po mos ta dinte sesa e rrezikshme është toka në të cilën shkel”.

 

FOTO GALERI
1/17

Top Channel