Kourtney Kardashian sërish shtatzënë? Detajet që ngritën dyshimet

19/08/2021 19:47

Kourtney Kardashian ka ngjallur sërish dyshime se mund të jetë në një pritje të ëmbël me partnerin e saj, Travis Barker. Sipas prestigjiozes “The Sun”, aludimet nisën pas fotos së fundit të publikuar nga ylli i reality show në Instagram, ku ajo ka pozuar mbi prehërin e artistit.

Barku që duket paksa i rrumbullakosur në postim, si dhe mospërdorimi prej pak kohësh i alkoolit prej saj kanë shtuar edhe më shumë dyshimet se Kourtney mund të jetë shtatzënë.

Kjo nuk është hera e parë që aludohet se 42-vjeçarja është në pritje të ëmbël. Më herët, ajo ndau në rrjete sociale disa foto të saj ku kishte ekspozuar barkun, dhe kaq mjaftoi që ndjekësit të dyshonin se ajo është shtatzënë. Megjithatë, Kourtney nuk lejoi që këto aludime të vazhdonin.

“A ka ndonjë fëmijë aty brenda në bark?”, komentoi një ndjekës, ndërsa dikush tjetër shkroi, “Shtatzënë?”. Kourtney vendosi t’i përgjigjej komenteve me: “Unë jam një grua me një trup”, duke nënkuptuar se nuk është në pritje të ëmbël dhe se nuk lejon që njerëzit të aludojnë për shkak të trupit të saj.

Kourtney, e cila është në një lidhje me Travis që në janar të këtij viti, ka tre fëmijë me ish-partnerin Scott Disick: Mason Dash, Penelope Scotland dhe Reign Aston.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel