Në fluturim prove, bie avioni i “krenarisë ruse”: Vriten të gjithë!

18/08/2021 16:03

Një avion i vogël ushtarak rus transporti u rrëzua gjatë një fluturimi prove duke i vrarë të tre anëtarët e ekuipazhit në bord.

I konsideruar “krenari e ushtrisë”, avioni i tipit Il-112 u përfshi nga flakët përpara se të binte në tokë e të shpërthente. Incidenti ndodhi “gjatë testimit final” dhe uljes në afërsi të aeroportit Kubinka në periferi të Moskës, thanë zyrtarë vendas për AFP.

Ata sqaruan se nga kjo ngjarje, nuk pati asnjë të mbijetuar, por thanë se nuk kishte viktima në terren. Informacionet paraprake tregojnë se motori i djathtë i avionit kiste marrë flakë përpara rrëzimit.

Autoritetet nuk dhanë detaje të tjera, por shtuan se ka nisur një hetim penal për shkelje të masave të sigurisë.

Baza ajrore Kubinka, e ndodhur rreth 63 kilometra në perëndim të Moskës, përgatitet të presë këtë fundjavë një ekspozitë të madhe ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA