Rritje e infektimeve me COVID/ 451 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë! 3375 qytetarë aktivë në vend

17/08/2021 17:10

Prej ditësh tashmë kemi rritje të numrit  të të prekurve me COVID në vendin tonë si pasojë e pranisë së variantit Delta.

Nga 5135 testime të kryera  kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 451 qytetarë, në këto bashki:

141 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.

Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë.

Qytetarët që nuk mundën t’i mbijetonin virusit të padukshëm ishin një 70-vjeçar nga Vlora dhe një 77- vjeçar nga Durrësi.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Statistika (17 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         451

Të shëruar në 24 orë       55

Të shtruar në spitale       54

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 5153

Testime totale             965,137

Raste pozitive             136,598

Raste të shëruara         130,755

Raste Aktive                    3,375

Humbje jete                     2,468

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1228

Shkodër          523

Fier                  328

Vlorë               327

Durrës             200

Elbasan           194

Lezhë              181

Gjirokastër       114

Berat               98

Korçë               76

Kukës              68

Dibër                 38

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA