Tërmeti në Haiti/ Rritet në 724 numri i viktimave, shkon në 2.800 numri i të plagosurve

15/08/2021 17:46

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi Haitin dje është rritur në 724. Lajmi është bërë i ditur pas një deklarate që ka lëshuar mbrojtja civile e vendit.

Sipas po të njëjtit burim më shumë se 2,800 njerëz janë plagosur.

“Numri i të vdekurve u rrit në 724 sot, 15 gusht: 500 në jug, 100 në Grand Anse, 122 në Niepce dhe 2 në veriperëndim”, thuhej në deklaratë.

Presidenti amerikan Joe Biden  shprehu keqardhje dhe premtoi se SHBA do t’i ofronte ndihmë Haitit pas tërmetit me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që shkaktoi qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur.

“Jam shumë i pikëlluar nga tërmeti shkatërrues”, tha Joe Biden në një deklaratë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se do të kishte një “përgjigje të menjëhershme” nga qeveria amerikane për të “vlerësuar dëmin” dhe “ofruar ndihmë” viktimave dhe autoritetet në Port-au-Prince.

Top Channel