Shifra alarmante në Meksikë, 608 të vdekur nga COVID në 24 orë

13/08/2021 10:05

Në Meksikë e cila ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga COVID në Amerikën Latine pas Brazilit, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 608 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 608 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 246.811.

Ndërkohë me 24.975 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 3.045.571 ndërsa numri i të shëruarve në vend ka arritur në 2.390.075.

Në këtë mënyrë është regjistruar shifra më lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë në vend ku numri i rasteve aktive ka tejkaluar 146 mijë.

Për shkak të rritjes me shpejtësi të numrit të rasteve në Meksikë, normat e kapaciteteve në kujdesin intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind.

Deri më tani në fushatën e vaksinimit masiv në vend mbi 40 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë dhe mbi 21 milionë dozën e dytë të vaksinës.

Top Channel