Rritet numri i infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në SHBA

13/08/2021 01:32

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA ka shkuar në 618.499, prej të cilëve 350 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 36,19 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,08 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 64 mijë të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 71 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel