Ditët e ferrit nga i nxehti në Itali janë drejt fundit.
Meterologët atje thonë se që pas 15 gushtit do të ndihen shenjat e para të vjeshtës, kështu që kush është me pushime le të shijojë ditët e fundit.
Pas anticikloni Lucifer që ka përfshirë Italinë ditët e fundit, do të ketë stuhi, breshër me temperatura që do të zbresin deri në 12 gradë veçanërisht në Qendër-Veri por edhe në Jug.
Midis të hënës 16 dhe të martës 17 gusht – shpjegojnë meteorologët – parashikimet tregojnë se një stuhi e fuqishme do të përfshijë thujse të gjithë Italinë.
Kjo mund të shkaktojë një përkeqësim të motit me breshër, stuhi në Alpet, Luginën Po dhe Apeninet Toskane-Emiliane, deri në Lazio dhe Abruzzo , dhe pastaj të zgjerohet edhe në pjesën tjetër të Jugut .
Për shkak të motit të keq të mundshëm, temperaturat në rajonet qendrore-veriore pritet të bien dhe bora e parë mund të shfaqet edhe në majat më të larta, në 3000 metra.
Në Jug moti i keq do të vijë më i zbutur, por do të ketë stuhi dhe një rënie të temperaturave me ardhjen e erërave të forta që do të sjellin trazimin e deteve, deri në nivelet e stuhisë në Adriatik dhe Tirreno.
Top Channel