Skandal më fondet e investimeve në Turqi, autoritetet marrin nën hetim 76 persona, arrestohen 45 prej tyre Një sulm me armë ka tronditur Anglinë pasi një person vrau pesë qytetarë dhe më pas veten.
Jake Davison , është autori i sulmit në Plymouth, të cilin autoritetet e konsiderojnë si më të rëndët që nga viti 2010, ndërsa specifikojnë se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.
Tre gra, një burrë dhe një fëmijë ishin mes viktimave që u qëlluan në zonën Keyham të qytetit të enjten në mbrëmje.
Katër persona vdiqën në vendngjarje dhe një vdiq më vonë në spital, sqaron policia në deklaratën për ngjarjen.
Zëdhënësi i policisë Luke Pollard shtoi se ishte “tmerrësisht e dhimbshme” fakti se një nga të vrarët ishte fëmijë.
Ndërkohë një dëshmitare okulare tregoi se së pari, kishte britma, të ndjekura nga të shtëna armësh me pas.
Autoritetet ndërkohë u kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin këshillat e policisë .
Top Channel