Ti Raporton/ Vatër zjarri në fshatin Rradat të Dropullit, banorët të alarmuar kërkojnë të ndërhyhet

12/08/2021 12:07

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Rradat të Dropullit ditën e sotme.

Një qytetar lajmëroi në redaksinë e Top Channel duke theksuar se qytetarët janë të alarmuar se mund të përhapet.

Ata kërkojnë ndërhyrje për të shmangur katastrofën si në zonat e tjera të Shqipërisë.

Sapo shuhet një vatër zjarri aktivizohet një tjetër në qarkun Gjirokastër, duke krijuar një situatë të paprecedentë.

Pas raportimit për zjarrin në fshatin Radat të Dropullit, forcat e shërbimit zjarrfikës të Dropullit, Gjirokastrës dhe Libohovës, si dhe efektivë të Policisë së Shtetit janë nisur drejt fshatit. Raportohet se flakët rrezikojnë edhe disa banesa.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel