Helikopteri bie në Liqen. Gjenden vetëm 8 të mbijetuar

12/08/2021 16:04

Një helikopter turistik me 16 persona në bord është rrëzuar në një liqen në Lindjen e Largët të Rusisë.

Deri më tani konfirmohet se janë tetë të mbijetuar sipas zyrtarëve të ministrisë së emergjencave.

Trembëdhjetë turistë, përfshirë një fëmijë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bord kur Mi-8 u rrëzua dhe në Liqenin Kuril në Gadishullin Kamchatka.

Ndërkohë polumbarët janë dërguar në zonë për të kërkuar ata që ende nuk janë gjetur.

Raportohet se helikopteri është zhytur në një thellësi prej 100 metrash në liqen.

Sipas informacioneve paraprake, helikopteri po udhëtonte nga fshati Nikolayevka drejt Liqenit Kuril dhe vullkanit Khodutka kur u rrëzua.

Gadishulli malor Kamchatka – më shumë se 6,000 km në lindje të Moskës – është i shumë i preferuar nga turistët.

Një aksident i ngjashëm ka ndodhur dhe në korrik, ku 28 personat në bordin e një helikopteri humbën jetën pas rrëzimit fatal.

Top Channel