Doza e tretë e vaksinës në SHBA/ FDA pritet ta miratojë sot. Rekomandohet vaksinimi edhe i grave shtatzëna

12/08/2021 15:17

Të enjten Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë dritën jeshile për aplikimin e një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për personat me sistem të dobët imuniteti.

Sipas mediave amerikane pritet që FDA-ja të miratojë një dozë të tretë të vaksinës Pfizer ose Moderna .

Por ashtu si në Britani edhe në Amerikë,debati është se kujt kategori njerëzish do t’i ofrohet kjo dozë përforcuese.

Shkencëtarët po diskutojnë nëse do të ofrojnë dozë shtesë të vaksinave për personat me imunitet të dobësuar, siç janë ata që kanë bërë transplantim të organeve ose pacientët që vuajnë nga kanceri.

Kjo pasi një studim i fundit nga Universiteti Johns Hopkins zbuloi se shumë pacientë që kanë bërë transplantim, kishin pak ose aspak mbrojtje antitrupash pasi morën dy doza të plota të një vaksine dhe mendohet se një dozë e tretë mudn tu rrisë antitrupat.

ana tjetër CDC-ja po rekomandon që të gjitha gratë shtatzëna të marrin një vaksinë kundër COVID-19, pasi nxori të dhëna që treguan se gratë nuk përballeshin me rrezik të shtuar të abortit.

Ndërsa Kalifornia do të bëhet shteti i parë amerikan që u kërkon të gjithë mësuesve dhe personelit shkollor të vaksinohen ose në të kundërt do t’i nënshtrohen testimit javor të COVID-19.

Po ashtu Qeveria kanadeze njoftoi të mërkurën se po përgatiste një pasaportë digjitale të vaksinës kundër COVID-19, të cilën qytetarët kanadez do ta përdorin për udhëtime ndërkombëtare.

Top Channel