Murrizi kallëzon në SPAK Edmond Panaritin dhe Vojo Bregun për dy tendera: Njëri 6 mln euro, tjetri 4.5 mln euro

10/08/2021 11:53

Myslim Murrizi ka bërë një kallëzim në SPAK për Edmond Panaritin dhe Vojo Bregun për korrupsion me paratë publike, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesmarrësve në tender.

Murrizi thotë se në kallëzimin e tij ka renditur 4 argumenta lidhur me dy tendera, 6 milionë euro për ujin në Divjakë dhe 4.5 milionë euro për lopët e ardhura nga Danimarka, ku një prej tyre kishte një kosto prej 3 milionë lekësh të vjetra.

Në letrën dorëzuar SPAK, Murrizi sqaron me detaje materialet që ka në dispozicion për shkeljen e Panaritit, Ministër i Bujqësisë në vitin 2013 dhe Bregut, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë.

Kallëzimi penal

KALLËZUES: DEPUTETI MYSLIM MURRIZI

ME OBJEKT: Kallëzim per veprat penale te meposhteme

Korrupsion Aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal

Korrupsion aktiv i funksionareve te larte Shteteror ose te zgjedhureve vendore, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

Shperdorim detyre parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

Shkelje e barazise se pjesemarreseve ne tender apo ankande publike parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal

Korrupsion pasiv i funksionareve te larte Shteteror ose te zgjedhureve vendore parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal

Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal

KUNDER

1- Edmond Panaritit ish Minister Bujqesie ne vitet 2013-2017

2- Vojo Bregut ish sekretare i pergjitheshem i Ministrise se Bujqesise per rrjedhoje ish autoriteti kontraktor prane kesaj Ministrie per çdo prokurim publik nga kjo Ministri

3- Anetaret e Komisionit te vleresimit te ofertave

4-Kompanine fituese JV  ALBA KONSTRUKSION shpk dhe kompanine CURRI shpk Albania

5- Kompanine fituese Natyral Farming shpk ( NAFA)

BAZA  LIGJORE: Nenet 75/a,280,283 e vijues te Kodit te Proçedures Penale, nenit 244,245,248,258,259,260 i Kodit Penal nenet 8,9,10 e vijues te Ligjit nr 96/2016 per Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, Ligji nr 9463, date 20 11  2006, ndryshuar me Ligjin nr 9800 date 10  09  2007, Ligjin nr 9855 date 26 12 2007, Ligji nr 10170 date 22 10 2009, Ligji nr 10309 date 22 07 2010, Ligji nr 22/2012, Ligji nr 131/2012, Ligji nr 182/2014, dhe Ligji nr 47/2017.

DREJTUAR: Prokurorise se Posaçme kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit- SPAK

Te Nderuar drejtues te Prokurorise se Posaçme Anti Korrupsion

Po ju ve ne dispozicion materialet e mara nga Ministria e Bujqesise sipas kerkesave te mia si Deputet me nr protokolli 2402 date 25 09 2020 per tenderin me vlere 695,678,428,64 leke te reja me TVSH per projektin e sistemit te ujitjes ne bashkine Divjake per ujitjen e 2800 hektareve toke are

Tender i realizuar me date 9  12  2016 dhe nr i kontrates se lidhur ndermjet Ministrise se Bujqesise dhe kompanise fituese JV  ALBA KONSTRUKSION sh p k & CURRI shpk

Dhe materialet e ardhura nga Ministria e Bujqesise ne baze te kerkeses time si Deputet me nr protokolli 91 date 8 janar 2021 per tre tendera per blerje lopesh nga kjo Ministri gjate periudhes dhjetor 2016 maj 2017

Ne tenderin e pare per sistemin e ujitjes sipas relacionit shpjegues eshte planifikuar ujitja e 2800 hektareve toke por ne fakt prej 4 vitesh nuk ujiten as 25 hektare toke

Ne projekt eshte parashikuar marja e ujit nga lumi shkumbin ne fshatin Sulzotaj sepse uji i kanalit te Terbufit eshte uje i kripur nga batica e detit dhe nuk perdoret per ujitje pasi demton çdo bime te mbjelle

Nuk ka asnje tube te shtrire nga lumi shkumbin ne drejtim te pompes se rikonstruktuar ne kanalin e terbufit, pompe e cila nuk eshte ndezur asnjeher nga viti 2017

Gjatesia e linjave te tubave qe duhet te shtrohej sipas projektit duke shtrire linje tubash ne distancen çdo 200 metra pra ne fillim te çdo parcele dhe gjatesi nga fillimi i sipwrfaqes prej 2800 hektare te planifikuar per ujitje shkon rreth 5 kilometra gjatesi ne te cilen duhet te shtroheshin per çdo 200 metra gjeresi duhet te ishin mbi 50 km tube i shtrire( minimalja 10 linja paralele ne distance çdo 200 metra her 5 km sejcila linje)

Ne fakt nuk jane shtrire as nje e dhjeta e linjes

Ne projekt thuhet qe ujiten 250 hektare te fshatit Sulzotaj por ne fakt nuk ujiten ne fshatin Sulzotaj asnje meter toke( ky eshte fshati im dhe une si familje kam mbi rreth 5 hektare toke aty)

Ne daljen e çdo parcela sipas projektit duhet te kete sahat mates te ujit dhe fatura per çdo fermere qe ujit token nga ky sistem, ne fakt nuk do gjeni asnje fature sepse askush nuk ka ujitur token nga ky sistem

Perpos Ministrise se Bujqesise si institucion qe ka kryer tenderin dhe ka akorduar keto para ( rreth 6 milion euro) mendoj qe te dyshimte jane edhe autoritetet qe kane nenshkruar marrjen ne dorezim te ketij projekti korruptiv te realizuar sipas afatit qe shpjegon relacioni i ministrise per 8 muaj, pra nga janari- shtator 2017

Si firmerare qe kane mare ne dorezim kete projekt jane drejtoria rajonale e kullim- ujitjes dhe bashkia Divjake

Besoj qe ne nje hetim profesional do te gjeni shume me shume sesa kam parashtruar ne kete material.

2- Tenderi i dyte i realizuar ne dhjetor 2016 dhe ne prill 2017 me vlere totale mbi 4.5 milion euro per blerjen e 1912 meshqerrave nga Danimarka eshte nje tjeter abuzim i paster dhe dyshues per korrupsion

Vlera mesatare e nje meshqerre shkon mbi 3 milion leke te vjetra per koke, vlere e cila eshte tre fish me e larte se çmimi i tregut

Firma fituese eshte e njenjta per te tre lotet edhe pse ne lotin e trete ka patur çmimin me te larte se kompanite e tjera pjesemarrese

Abuzive eshte menyra e shperndarjes se tyre dhe nga informacionet qe kam ju jane dhene per fushaten e vitit 2017 ne qarkun Fier vetem antareve te LSI

Lopet kane ardhur nga Danimarka dhe eshte shume e lehte per te verifikuar nga dogana faturen qe percakton vleren e zhdoganimit ku eshte percaktuar çmimi i nje meshqere

Po ashtu nepermjet tatimeve mund te vertetohet se si i ka deklaruar ne bilancin financiar kompania Natyral Farming fitimin nga vlera qe ka blere nje meshqerre ne Danimarke sipas fatures qe ka paraqitur ne dogane dhe çmimit qe ka fituar kete tender nga Ministria e Bujqesise

Bashkalidhur po ju dergoj pergjigjet e ardhura nga Ministria e Bujqesise per te dy tenderat si dhe te gjithe praktike e te dy tenderave qe kane shoqeruar pergjigjen e ardhur ne adresen time si deputet

Per tenderin e pare te sistemit te ujitjtes ne bashkine Divjake keni bashkangjitur shkresen percjellese kthim pergjigje me 4 faqe si dhe akt marreveshjen , kolaudimin dhe marrjen ne dorezim me gjithe materiale teknike 17 faqe te tjera. Pra ne total 21 flete

Per tenderin e dyte per blerjen e 1912 meshqerrave po ju percjelle bashkelidhur materialin prej 6 faqesh te vene ne dispozicionin tim si deputet pas kerkeses time

Ne total po ju percjelle kalkezimin penal shoqeruar me 27 faqe informacion nga Ministria e Bujqesise per dy tendera

KALLEZUESI

DEPUTETI DHE NENKRYETAR I KUVENDIT TE SHQIPERISE

Myslim Murrizi

TIRANE

10   Gusht 2021

Top Channel