Në Maqedoninë e Veriut duke filluar që nga 16 gushti nuk do të kesh më mundësi të ulesh për kafe apo drekë nëse nuk je vaksinuar.

Në hapat e vendeve evropiane si Italia, Franca, edhe Maqedonia E Veriut, në çdo kafene apo restorant do të ketë një person përgjegjës që do të kontrollojë klientët për certifikata të vaksinimit kundër Covid-19, ndërsa objektet me kapacitete nën 30 persona nuk do të jenë të detyruar të kenë të angazhuar persona të tillë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se aktualisht do të ndërpritet tërësisht aktiviteti i këtyre objekteve në hapësira të brendshme.
Mediat vendase shkruajnë se gjithashtu se Këshilli inspektoral mori sot direktivat se si duhet të zbatojnë protokollet e reja në objektet gastronomike dhe hotelerie që nga 16 gushti.

Qeveria maqedonase miratoi masa të reja në fundjavë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që do të hyjnë në fuqi nga e hëna e ardhshme.

Masat, ndër të tjera, parashikojnë ndalimin e plotë të të gjitha llojeve të eventeve dhe funksionimin e objekteve të hotelierisë së brendshme dhe certifikatën e detyrueshme të vaksinimit, të paktën me dozën e parë, në hyrje të një eventi ose objekti me më shumë se 30 persona të pranishëm jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA