Numri i zjarreve në gjithë Kosovën është duke rënë. Megjithëkëtë, Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka treguar se kërcënim serioz mbetet zjarri i shfaqur të enjten në fshatin e ri të Komunës së Vitisë.
Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna në Shtupeq është i menaxhueshëm nga kapacitetet lokale.
“Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent- QO AME në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 në Komunën e Vitisë , fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet ne dispozicion te Komunës përkatëse, ndërsa ne ndihme sipas nevojës u janë vene ne dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupeq është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal”, thuhet në njoftimin e AME-së.
Kurse në Rajoni i Prishtinës janë shpërfaqur dy zjarre, ajo në lagjen Marigona dhe Barilevë e të cilat janë të lokalizuara ne tërësi.
Tutje në njoftim thuhet se “Komuna e Drenasit ,Fshati Zabel i epërm i lokalizuar; Lipjan, Fsh.Llugagji dhe Fsh.Vrshec zjarre te lokalizuara, ; Obiliq, Fsh, Hamidi, zjarr fushore i lokalizuar, ; Shtime, Fsh.Godanc, zjarri i lokalizuar”, thuhet në njoftimin e AME. Rajoni i Prizrenit, Komuna Prizren, Fsh. Mushnikove dhe Fsh. Lubizhde e Hasit te eliminuara zjarret.; Malisheve, Fsh. Vermice dhe Fsh. Pagarushe, te lokalizuara zjarret.; Rahovec, Fsh. Ratkoc i shuar tërësisht,; Dragash, nuk ka asnjë ,; Mamushe, zjarr fushore i lokalizuar. Mitrovicë Jug dhe Mitrovice Veri, aktualisht vatër zjarri nuk ka ne asnjë nga Komunat”.
Si rrjedhojë e kësaj , Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme monitoron gjendjen 24/7 dhe koordinon mbështetje nivelit lokal.
Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe te raportojnë zjarret sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë.
Top Channel