Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaroi këtë të hënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të bisedojnë lidhur me temën e Open Ballkan.

Sipas saj, këtë iniciativë Rama e ka nisur njëanshëm me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që Kosova vazhdon ta konsiderojë proces paralel dhe të dëmshëm.

Megjithatë, Kusari-Lila ka deklaruar se raportet me Shqipërinë mbesin të pakontestueshme, pavarësisht politikave ditore.

Mmimoza Kusari-Lila: Çka do që mund të jenë nismat apo politikat ditore, raportet e Kosovës me Shqipërinë mbetën të pakontestueshme, raportet më të veçanta për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me kryeministrin Rama aktualisht, iniciativën të cilën njëanshëm ai e filloi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, natyrisht që do të vazhdohet biseda por jo në këtë temë dhe jo për shtetet e kësaj ideje të cilën e thash edhe njëherë pa dallime në Kosovë e kanë kundërshtuar.

Sipas saj, është e pakuptimtë të quhet Open Ballkan, përderisa tri nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kundërshtojnë atë.

Mimoza Kusari-Lila: E kemi konsideruar si një proces e para paralel dhe e dyta të dëmshëm, në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative siç është rasti me minishengen ose Open Ballkan, ndërsa së dyti konsiderojmë që fokus duhet t’i jepet shumë më shumë pengesave të deritanishëm që janë bërë sesa iluzioneve që mund të ndryshojë i njëjti shtet në raport me ne ose në raport me të tjerët në Ballkan dhe nuk jemi i vetmi shtet që e refuzon Open Ballkan, prandaj nuk mund të quhet si i tillë përderisa tri nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kundërshtojmë një iniciativë të tillë.

Kusari-Lila ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, në të cilën është vendosur që seanca e fundit për sesionin pranveror të  kuvendit të kosovës mbahet këtë të enjte.

Top Channel