Pas dekadash ankesash, Indonezia synon të eliminojë testin e virgjërisë për gratë që duan të bashkohen me ushtrinë.
Një praktikë që ishte në fuqi që nga vitet 1970, me të cilën mjekëve u kërkohet të kontrollojnë që femrat aspirante për në ushtri janë të paprekura.
Organizata të shumta të të drejtave të njeriut si Komisioni Kombëtar për Dhunën Kundër Grave kishin luftuar për të hequr kërkesën e këtij testi fizik të turpshëm dhe poshtërues i cili është jo vetëm i parëndësishëm por edhe “i mungon vlefshmëria shkencore”.
Shefja e Ushtrisë Andika Perkasa specifikoi se kontrolli mjekësor i kërkuar për rekrutim duhet të kufizohet në vlerësimin nëse kandidatët janë të aftë të kenë trajnim apo jo, siç është tashmë për burrat.
Përfaqësuesi indonezian i të drejtave të njeriut Andreas Harsono mirëpriti me kënaqësi deklaratat e gjenerales Perkasa, por tani është duke pritur për të parë draftin në dispozitat e reja për rekrutimin dhe martesën e personelit, një detaj që nuk është dytësor duke pasur parasysh vonesat e mëparshme në zbatimin e urdhrave verbalë.
Top Channel