Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit mbi fshatin Dukat i Ri, në Karaburun.

Siç mund të shihet edhe një nga pamjet e siguruara për Top Channel një shtëllungë e madhe tymi ka mbuluar zonën.

Helikopteri chinuk, i cili erdhi nga Holanda, po hedh ujë për shuarjen e tij, ndërsa banorë te Dukatit po ndërhyjnë për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Pas gati dy javësh në luftë me zjarret, dje u shënuar dita më e qetë, ndërsa falë punës së bërë nga FA, zjarrfikësit, emergjencat civile është bërë e mundur shuarja e shumë vatrave agresive në zona të ndryshme të territorit.

3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, mbërritën ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA