“Natyra po shkatërrohet, duhet…”/ 10 vjeçarja ndalet në Rrugën e Kombit dhe bën thirrjen e fortë për zjarret

07/08/2021 17:57

Ndërsa Shqipëria aktualisht është në luftë me flakët dhe ushtria po bën çmos për t’i mbajtur nën kontroll, ose për t’i shuajtur ato, ajo që tërheq vëmendjen është apeli i kësaj të miture.

Eden Jauri është një 10-vjeçare, e cila në video shfaqet tejet e irrituar, për faktin se nga pas krahëve të saj sheh malet teksa digjen.

Nga Rruga e Kombit, në afërsi të traut, Eden bën apel që kjo gjë të ndalojë menjëherë, pasi bota ku ne po jetojmë po na shkatërrohet menjëherë.

“Un quhem Eden Jauri, jam 10 vjeç edhe nuk mund të shikoj malet, jam shumë e mërzitur edhe e inatosur, se si digjen malet aty. Natyra po shkatërrohet, gjithçka po shkatërrohet, bota po na shkatërrohet, kjo gjë duhet të ndalojë menjëherë”, thotë ajo.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA