Deti me dallgë në Borsh, qytetari: Ka filluar të marrë me vete shezlongët, ka këputur litarët

06/08/2021 10:22

Ndryshimi i kushteve atmosferike gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar dallgë në det.

Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Top Channel, duket se sa të mëdha janë dallgët. Ndërsa qytetari që ka sjellë pamjet në “Ti Raporton”, thotë se deti ka filluar të marrë me vete shezlongët dhe ka këputur litarët.

“Jemi në zonën e Borshit. Dallgët e mëdha kanë filluar që në orët e para të mëngjesit, deti ka filluar të marrë me vete shezlongët, ka këputur litarët”, tha qytetari.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat veriore do të ketë edhe reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 24°C në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 35°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA