Shkon mbi 614 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

05/08/2021 02:44

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 614.329, prej të cilëve 571 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 35.243.495. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,99 milionë raste të konfirmuara dhe 64.598 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 192,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 165,8 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se 70 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel