SHBA, 486 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

05/08/2021 16:50

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 614.815, prej të cilëve 486 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 35.335.990.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4 milionë raste të konfirmuara dhe 64.620 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 192,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 165 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 70 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel