Pamje apokaliptike nga Athina! Flakët dhe zjarri pushtojnë tokën dhe qiellin/ Dëmtohen shtyllat e tensionit të lartë

05/08/2021 18:19

Greqia vijon të përjetojë tmerre nga  zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë.

Pamjet e realizuara nga gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe  tregojnë zonën e Dhrosopijit në periferi të Athinës, e cila është përfshirë totalisht nga flakët.

Gjithë zona me shkurre dhe pemë është e pushtuar nga flakët, të cilat ngjajnë jo reale. Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa duket sipër pemëve, ndërsa qielli është bërë i zi nga tymi.

Gjithashtu shtyllat e tensionit të lartë që furnizojnë Athinën janë të dëmtuara, ndërsa njëra ka rënë.

Është e pamundur që flakët të shuhen, pasi po veprojnë me shpejtësi, ndërsa efekti i forcave zjarrfikëse në tokë dhe helikopterëve është i padukshëm, sipas gazetarit.

Top Channel