I druhet faktit se KQZ do i heqë mandatin? Berisha i bindur: Kushtetuta shkelet çdo ditë! Në parlament do të hyj siç më kanë votuar shqiptarët

05/08/2021 12:36

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media, ku ka thënë me bindje se në parlament do të hyjë siç e kanë votuar qytetarët ndërsa theksoi se nuk i druhet aspak faktit që KQZ do të heqë mandatin.

Sipas Berishës, KQZ është e detyruar të zbatojë Kushtetutën, por theksoi se shkelet çdo ditë. Ndaj thotë me bindje se zëri i tij do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik dhe kjo nuk mund të ndryshojë me asnjë lloj presioni.

Pyetje: E keni konsideruar si një betejë personale tuajën, keni menduar që në muajin  shtator të jeni jashtë grupit parlamentar dhe në parlament të hyni si deputet i thjeshtë?

Berisha: Në parlament do të hy siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Çdo vendim që në vend të transparencës zgjedh diktatin, unë do ti kundërvihem me betejë kundër këtij regjimi. Ajo çka unë mund të them, nuk kam kërkuar dhunë, kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë, PD dhe cilido tjetër ka një detyrë, të kërkojë fakte prova e dokumente, ka një detyrë tjetër, në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin, të çon tek fyerjet e poshtërimet që bëhen me baltë. Nuk po mbroj veten por disa parime jetike për çdo qytetar dhe çdo shqiptar.

Pyetje: PD depozitoi në KQZ për ti hequr mandatin Tom Doshit për shpalljen non grata. I druheni faktit që KQZ të heqë mandatin dhe për ju?

Berisha: Nuk i druhem aspak. KQZ është i detyruar të zbatojë Kushtetutën. Këtu Kushtetuta shkelet çdo ditë si në rastin që ka zemëruar ambasadoren kur unë kritikova marrëveshjen e Delina Ficos dhe Llagamit që shkel çdo ligj, që jep me koncesion dosje gjyqësore që përbëjnë sekret. Ka krijuar Delina militantë të PS, i paguan dhe tani do marrin në dorë 30-40 mijë dosje të Gjykatës së Lartë, njerëz pa asnjë eksperiencë, pa asnjë lloj prove që do të heqin dokument nga ato dosje, që u jepen dosjet pa asnjë të drejtë sepse këtu Delina Fico, ish bashkëshortja e Ramës dhe e ministrit të brendshëm të ndajë para me Llagamin.

Këto janë probleme dhe njëherë duhet të them që nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj për daljen time televizive në një televizion të Kosovës në të cilin shpreha atë që kam shprehur gjithmonë para jush për Soros dhe për qëllime të tjera lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës, natyrisht shpreha rezervat e mia, ishte rasti konkret, jo është shumë e njohur që ai ka qenë promotor i projektit dhe unë kam qenë një nga kundërshtarët e flaktë të atij projekti. Kanë qenë personalitete të SHBA dhe në këtë rast dua të them se zëri im do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve në mbrojtje të të vërtetave siç e gjykoj unë. Kjo nuk mund të ndryshojë me asnjë presion apo masë, cilado qoftë.

Top Channel