Arrestohet ‘shefi i shefave’ i Ndraghetës, në Spanjë

05/08/2021 14:28

Policia spanjolle tha të enjten se ka arrestuar një nga drejtuesit e organizatës më të fuqishme të krimit të organizuar në Itali, ‘Ndrangheta, e cila kontrollon pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në Evropë.

Policët arrestuan Domenico Paviglianitin, “një nga më të kërkuarit në Itali”, në rrugët e lagjes Cuatro Caminos të Madridit të hënën në një operacion të përbashkët të kryer me policinë italiane.

Ai mbante dokumentacion të rremë portugez në kohën e arrestimit të tij, si dhe gati 6,000 dhe gjashtë telefona celularë.

I quajtur “shefi i shefave” nga mediat italiane për rolin e tij në krimet e kryera në vitet 1980 dhe 1990, përfshirë vrasjet dhe trafikun e drogës,

Paviglianiti u arrestua në Spanjë në 1996.

Ai u ekstradua tre vjet më vonë në Itali, ku filloi të vuante një dënim të përjetshëm.

Por avokatët e tij argumentuan se kushtet e ekstradimit të Spanjës nuk njihnin burgim të përjetshëm, një teknikë që lejoi lirimin e tij të parakohshëm pasi vuajti mbi 20 vjet.

Prokurorët italianë lëshuan një urdhër arresti që pasoi nga një vendim i një gjykate të lartë që zbuloi se ai ishte liruar gabimisht në vitin 2019.

Policia spanjolle gjeti edhe një pjesë të familjes së Paviglianitit në Barcelonë, ku ai jetoi për disa muaj para se të transferohej në Madrid.

Top Channel