Virusi doli nga laboratori, publikohet raporti i ligjvënësve republikanë

04/08/2021 13:33

Një raport nga ligjvënës republikanë thotë se “prova të shumëfishta” tregojnë se virusi që shkaktoi pandeminë e COVID-19 doli nga një objekt kërkimor kinez.

Raporti, i bërë publik të hënën, përmend “prova të shumta” se shkencëtarët e Institutit të Ëuhanit për Virologjinë, me ndihmën e ekspertëve amerikanë dhe fondeve nga qeveria amerikane dhe ajo kineze, po punonin për të modifikuar koronaviruset për të infektuar njerëzit dhe se manipulime të tilla bëheshin fshehurazi.

Ligjvënësi Mike McCaul, republikani më i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Brendshme, e bëri publik raportin, raporton VOA.

Në të bëhet thirrje për hetime dypartiake lidhur me origjinën e pandemisë që ka vrarë deri tani mbi 4.4 milionë vetë në shkallë globale.
Kina ka hedhur poshtë akuzat se koronaviruse të modifikuara gjenetikisht kanë dalë nga laboratori dhe një prej tyre, i diktuar fillimisht në fund të

2019, ishte shkaktari i pandemisë. Pekini po ashtu hedh poshtë akuzat se ka pasur përpjekje për të mbuluar zanafillën e pandemisë.
Presidenti Joe Biden dha në maj urdhër që agjencitë amerikane të zbulimit të përshpejtojnë punën për të zbuluar origjinën e pandemisë dhe të raportojnë rezultatet brenda 90 ditësh.

Një burim me njohuri mbi punën e agjencive të zbulimit tha se nuk është arritur ende një përfundim nëse virusi erdhi nga kafshët apo doli nga laboratori.

Top Channel