Tronditet administrata, guvernatori i New York akuzohet për ngacmime seksuale

04/08/2021 12:38

Detajet e një hetim 5 mujor kanë tronditur të martën administratën amerikane, ku thuhet se Guvernatori i Neë York Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht gra të shumta.

Por me shpejtësi pa publikimit të lajmit, guvernatorit tha se nuk kishte kryer ndonjëherë sjellje të papërshtatshme dhe se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

“Nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme apo të kem bërë ngacmime të papërshtatshme seksuale. Unë jam 63 vjeç. Kam jetuar tërë jetën time të rritur në sytë e publikut. “.

Sipas rezultateve të hetimit Cuomo është përfshirë në ngacmime, puthje dhe përqafime të padëshiruara dhe ka bërë komente të papërshtatshme për gjithsej 11 gra, tha Prokurorja e Përgjithshme Letitia James në një konferencë shtypi të martën.

Cuomo u përpoq të shpjegonte takimet si mënyrën e tij të zakonshme për të treguar dashuri ndaj të tjerëve.

Ndërkohë presidenti Jo Biden në një prononcim për gazetarët mbi këtë çështje, tha se guvernatori duhet të jap dorëheqjen
Biden sink

Unë jam dakord me hetimet, mendoj që ai duhet të japë dorëheqjen. E kuptoj që legjislatura e shtetit mund të vendosë për ta fajësuar.,
Hetuesit folën me 179 persona, duke përfshirë persona që e kishin paditur guvernatorin dhe anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të dhomës ekzekutive, tha prokurorja James.

Hetimi tha prokurorja rezultoi në një “tablo të qartë” të asaj që ajo e quajti “klimë frike” në të cilën guvernatori Cuomo ngacmonte seksualisht shumë gra, shumë prej tyre të reja.

Top Channel