Spanja ndihmon Turqinë. Dërgon avionë për shuarjen e flakëve

04/08/2021 13:35

Ka kaluar tashmë një jave që Turqia po lufton me zjarret masive që kanë marrë 8 jetë njërëzish dhe kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme.

E gjendur në një situatë emergjencë si kurrë më parë nga zjarret Turqia ka kërkuar ndihmë nga të gjitha shtetet.

Dy avionë spanjollë zjarrfikës u panë të martën në Turqinë jugperëndimore, duke ndihmuar në përpjekjet për të shuar zjarret e rrezikshme.

27 pilotë spanjollë punuan për të shuar zjarret në Marmaris, Milas dhe Koycegiz në koordinim me qendrën turke të menaxhimit të zjarrit.

Ndërkohë që spanja nuk është e vetmja që ka ofruar ndihmë, BE dhe shtete të tjera gjithashtu kanë dërguar ndihmë, në zonat e prekura.

Nga ana tjetër edhe vetë banorët kanë marrë pjesë në operacionet e shuajtjes së flakëve, ndërsa janë parë duke evakuar me vështirësi edhe kafshët e tyre.

Top Channel