Për 9 ditë me radhë, Vlora ishte e rrethuar nga flakët dhe për dy ditë kanë punuar qindra forca ushtarake dhe mjete të ushtrisë, së bashku me zjarrfikëset, për të shuar zjarret.
Një ekip i Top Channel ka ndjekur operacionin e shuarjes së flakëve në Karaburun, ndërsa në pamje duket momenti teksa bëhet ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit.
Puna nga forcat operacionale po vijon prej shumë ditësh në Gadishullin e Karaburunit, ndërkohë që siç edhe mund të shihni nga pamjet po punohet për shuarjen e flakëve edhe nga ajri.
Kujtojmë se, pas një pune të palodhur të efektivëve të FA dhe punonjësve të bashkisë, shërbimit pyjor si dhe forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e të gjitha vatrave të zjarrit në Gjirokastër. Por situata po mbahet nën monitorim. Dje në fshatin Arsim Zeneli një 64-vjeçar humbi jetën pasi luftonte me zjarrin sepse rrezikohej banesa e tij, ndërkohë që bashkëshortja u plagos rëndë.
Top Channel