Ende zjarre në Karaburun/ Në lartësinë e maleve ndërhyrja vetëm nga helikopterët

04/08/2021 18:56

Ky është një nga aksionet nga ajri për të shuar një vatër zjarri në Karaburun, e cila vijon të jetë prezente në këtë zonë prej 9 ditësh.

Për këtë arsye në bazën e Pash Alimanit ministrja e Mbrojtjes deklaron se ka dërguar në Vlorë mbi 30 efektivë të ushtrisë.

Por kjo vatër nuk konsiderohet e rrezikshme dhe përhapja e saj është izoluar nga tre helikopterë.

Jo zyrtarisht bëhet me dije se ditët e fundit në vendin tonë janë raportuar 80 vatra zjarresh, pjesa dërrmuese e tyre të ndezura qëllimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA