“Debatojnë dhe pastaj kris arma”/ Policia hap telefonin e bashkëshortit që qëlloi me tetë plumba gruan (DETAJE)

04/08/2021 12:19

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e ditës së djeshme Greqinë. Një grua u vra me tetë plumba nga bashkëshorti, në biznesin e vëllait të saj, në Sotiritsa, të Larissës.

43-vjeçarja prej 4-5 muajsh kishte shkuar në Sotiritsa, për të ndihmuar vëllain e saj në biznesin tavernë që ai kishte. Por bashkëshorti vrasës kishte mësuar se kohët e fundit 43-vjeçarja ishte konsultuar me një avokat për procedurat që duhet të ndiqte për t’u divorcuar.

Më të marrë vesh këtë lajm, autori udhëtoi drejt vendit ku ajo jetonte, si fillim kishte kërkuar të takonte avokatin që kishte marrë përsipër procedurën. Duke qenë se nuk kishte mundur ta takonte dot, i pajisur me armë ai kishte shkuar në tavernën ku gruaja e tij punonte dhe prej andej ka debatuar me të.

Çfarë u gjet në telefonin e autorit

Mediet greke shkruajnë se policia menjëherë pas sekuestrimit të telefonit të autorit ka evidentuar faktin se ai ka regjistruar momentin e vrasjes, një akt ky i paprecedentë. Po ashtu në dosjen që disponon policia thuhet se në audio dëgjohen edhe ndërsa ata debatojnë e në fund të shtënat me armë. Pajisja e konfiskuar do të dërgohet për ekzaminim në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike.

Vrasësi sot kërkon falje

Deri në mëngjesin e sotëm, vrasësi i 54-vjeçar ka qëndruar në paraburgim të Drejtorisë së Policisë Larisa, në Shtabin e Policisë Neapoli.

Gjatë ditës, ai do të transferohet në Gjykatën e Larisës, ku do të kalojë pranë Prokurorit, ndërsa më pas pritet që t’i kërkojë falje Hetuesisë.

Top Channel