Alpinisti turk filmon vjehrrën duke rënë nga shkëmbi, familjarët dëshmitarë të tragjedisë (Pamjet)

04/08/2021 19:14

Një alpinist ka filmuar rastësisht momentin kur vjehrra e tij 71-vjeçare bie për vdekje nga një shkëmb mbi 70 metra i lartë, dhe gjithë tragjedia ndodh para syve të familjarëve të saj në Turqi.

Kadir Sahiner po filmonte peizazhet, derisa kishte dalë për ecje në male me familjarët ne Tepekov në verilindje të provincës turke Artvin.

E derisa kamera po filmonte pamjet piktoreske, Kadir në një moment e drejton objektivin tek vjehrra e tij që ishte ulur në gurë për të pushuar, më pas ajo ka humbur baraspeshimin dhe është rrëzuar për vdekje nga shkëmbi.

Familja e saj, përfshirë bashkëshortin Mehmet Karademir, vajzën Ayla dhe mbesa Ceren, ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme .

Madje Ayla dëgjohet duke paralajmëruar nënën e saj: “Nënë mos shko atje, nënë”, por ajo zhduket nga shkëmbi dhe ky rrëzim ishte fatale për gruan e moshuar.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA