152 zjarre që shpërthyen të mërkurën e kaluar në Turqi janë shuar, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli. Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 11 zjarreve të tjerë. Deri më 28 korrik, 163 zjarre kanë shpërthyer në 38 provinca në Turqi.

Pakdemirli, së bashku me ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu, folën në një konferencë shtypi në rrethin Marmaris në jug të vendit. Pakdemirli tha se 16 aeroplanë, nëntë dronë, 51 helikopterë, 155 pajisje ndërtimi dhe 5.200 njerëz po luftojnë zjarrin.

Ai shprehu mbështetje duke thënë se 2.219 fermerë në pesë provinca, 18 rrethe dhe 78 fshatra u prekën nga zjarret. Pakdemirli tha se një temperaturë rekord prej 45.5 gradë Celsius u regjistrua në Marmaris. “Rekordi i mëparshëm ishte 45.2 gradë, në korrik 1988,” shtoi ministri.

Top Channel