Denis Kapedani, 37-vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të tij, policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike, vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, municion luftarak, armë të ftohta e uniforma policie. Tavolinë pokeri dhe 14 makineta për lojëra fato.
“Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit, është ushtruar kontroll në një ambient në lagjen nr.15, Durrës, në pronësi të shtetasit D. K., 37 vjeç.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, “Organizmi i lotarive të palejuara”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi Denis Kapedani, 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Top Channel