Ne stinën e thatë të verës vaditja mbetet një prej problemeve kryesore të fshatrave. Rënia e nivelit të ujit në depon e fshatit Drenovë ka bërë që banorët të furnizohen me më pak ujë të pijshëm.
Edhe pse problemi i ujësjellësit është zgjidhur për këtë fshat dhe ata paguajnë faturat, konsumi i shtuar gjate veres eshte shoqeruar me nderprerje te ujit apo edhe gjate oreve te furnizimit me sasi te paket.
Ndërsa banoret tregojne se ata përvec konsumit familjar e perdorin ujin edhe per te vaditur kopshtet para shtepive te tyre, mungesa e tij ua veshtireson shume situaten.
Gjate veres ne kete fshat sasia e ujit te konsumuar gati eshte 3 fishuar cka ka bere qe te jete i pamundur furnizimi normal me uje. Kjo situate krijohet ne shume prej fshatrave pasi per shkak te mungeses se alternativave te tjera me uje per vaditje banoret detyrohen te përdorin ujin e pijshëm.
Top Channel