I dashuri e ekzekutoi me plumb në kokë, 27-vjeçarja shqiptare kishte foshnjen në prehër kur u vra

03/08/2021 16:34

Një 27-vjeçare me origjinë shqiptare, Joana Peca u ekzekutua para disa ditësh në sy të fëmijëve të saj në Florida. Kur ndodhi krimi makabër, Peca ndodhej në makinë me një prej fëmijëve në prehrin e saj, thonë të dhëna policore.

Joana Peca u qëllua për vdekje me plumb në fytyrë rreth orës 17:30 të shtunën në St.Petersburg, nga i dashuri i saj, i cili njihet me nofkën “Bambi”.

Peca u gjet e vdekur në makinë ndërsa fëmijët nuk kishin pësuar asnjë dëm. Fëmija i saj i madh ishte në sediljet e pasme gjatë ekzekutimit, thanë autoritetet.

Babai i foshnjes që Peca kishte në prehër, Benjamin Robert Williams, i njohur si “Bambi” është i dyshuari kryesor për vrasjen, thotë policia, raportojnë mediat e huaja.

Williams, i cili po përjetonte një lidhje dashurie me Pecën në momentin kur ndodhi krimi, është i lidhur me “disa” hetime për vrasje, raportoi Times. Një çmim me vlerë 5 mijë dollar është ofruar nga policia për informacionin që mund të sjellë arrestimin e Williams, i cili përshkruhet si i rrezikshëm dhe i armatosur.

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA