Një çift është gjobitur me 450 euro në Prishtinë pasi u kapën mat nga policia duke shkëmbyer puthje pranë një klubi nate në Prishtinë.
Ky rast po trajtohet dhe analizohet nga Departamenti i Menaxhimit të Ankesave.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se pas publikimit të këtij lajmi, IPK respektivisht Departamenti i Menaxhimit të Ankesave ka inicuar rast sipas detyrës zyrtare. Rasti në fjalë është duke u trajtuar dhe analizuar nga ky Departament”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Express.
Pak pas mesnatës të së mërkurës, një burrë dhe një grua po shkëmbenin puthje pranë një klubi nate në Prishtinë. Avokati i burrit të gjobitur tha se veprimi i zyrtarëve policorë ka shkelur të drejtat e njeriut.
Ndërsa, në një prononcim për Gazetën Express, drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, thotë se sjellja e çiftit mund të konsiderohet e pranueshme dhe normale në klube të natës, ku mosha e personave që i frekuentojnë është e moshës madhore.
Miftaraj thotë se sjellja mund të konsiderohet e pahijshme nëse do të ndodhte në një vend publik, i cili frekuentohet nga fëmijët apo të miturit.
Top Channel