Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish deputetit të PD: Kontributi i tij do të mbetet i pashlyeshëm për ne

02/08/2021 18:28

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe miqtë e Ahmet Osman Osjes, ish deputetit të PD që është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Basha shkruan se Osja ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë.

“Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë.

Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpuntorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Top Channel