Vatër zjarri edhe në Ishëm të Durrësit, zjarrfikësit në luftë me flakët
31/07/2021 14:34
Në të gjithë vendin janë ndezur vatra zjarri ku herë pas here kanë marrë edhe përmasa të frikshme, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Kështu zjarrit nuk i kanë shpëtuar as pyjet e Ishmit në Durrës.
Në temperaturat e larta të ditëve të fundit, zjarrfikësit e Durrësit vijojnë luftën me flakët për të shuar vatrat e ndryshme të zjarrit në bimësinë e zonës.
Një sipërfaqe prej mbi 5000 m2 me shkurre, bimësi të ulët dhe shkozë është djegur në zonën e Shetajt në Ishëm, ndërsa vatrat e zjarrit në Rrushkull janë vënë nën kontroll.
Shetaj ndodhet në veriperëndim të Durrësit, pranë Gjirit të Lalëzit. Nga zjarret ka pasur dëmtim në pyje, po jo në banesa.
Top Channel