Tubimi në Bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit, godasin me gurë edhe godinën e Kryeministrisë
25/10/2026 17:46
Pas kapsollave gjatë tubimit të sotëm kanë nisur edhe tensionet e para.
Protestuesit e vendosur para Kryesisë së Kuvendit, kanë goditur dhe kanë thyer me gurë xhamat e institucionit, ndërsa efektivët në terren u kanë kërkuar që të ruajnë qetësinë.
Më vonë ata kanë filluar të godasin edhe godinën e Kryeministrisë, ndërsa policia e cila deri më tani nuk ka reaguar, ka vendosur maskat anti-gaz dhe i ka kërkuar protestuesve të distancohen nga dhuna. Ndërkohë në dy anët e Kryeministrisë ndodhen në gatishmëri edhe autobotët e ujit.
Top Channel