92 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Rastet e reja dalin pas testimit të 3.788 mostrave, duke e car numrin e raste aktive në 442.
Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 16 pacientë, ndërkaq nuk është raportuar për viktima.
Sipas shifrave të fundit, Kosova që prej marsit të vitit 2020 deri më 31 korrik 2021, ka regjistruar 108.365 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.266 persona kanë vdekur dhe 105.657 pacientë janë shëruar.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 15.221 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit të vitit 2021, kur nisi procesi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar 428.818 doza, ku 146.215 persona janë vaksinuar plotësisht, ndërkaq 282.089 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Top Channel