Qeveria Shqiptare me ndihmën e autoriteteve të sigurisë në Liban dhe dakortësinë e kurdëve, ka mundur të nxjerrë nga kampi Roxh në Siri 14 fëmijë dhe 5 gra të cilat janë me origjinë nga Tirana, Dibra, dhe Librazhdi.
Ky është operacioni i tretë i këtij lloji. Sikurse në operacionin e dytë në Tetor të vitit të shkuar këtu në Bejrut ka ardhur vetë kryeministri Edi Rama.
Ministria e Brendshme ka pasur një rrol udhëheqës për këtë operacion, delikat e të komplikuar. Edhe Ministri Bledi Cuci ndodhet në Liban për ti dhënë dorën e fundit koordinimit të këtij operacioni riatdhesimi.
Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme tregon shkallën e vështirësisë të këtij operacioni të tretë riatdhesimi dhe rolin e gjeneralit Abas Ibrahim.
Suksesi këtij operacioni lidhet ngushtësisht me punën e bërë në terren vitin e shkuar nga drejtori Antiterrorit Gledis Nano dhe kolegut Indrit Doda të cilët çadër më çadër identifikuan dhe intervistuan gratë dhe fëmijët shqiptarë në kampet e Sirisë.
Deri më tani Shqipëria ka mundur të shpëtojë nga kampet e ferrit 24 shtetas. Sfidë mbetet edhe kthimi rreth 30 grave dhe fëmijëve të tjerë.
Top Channel